(FOTO: Kryeministri i Izraelit, Bejamin Netanyahu në Kombet e bashkuara)/
Izraeli pezulloi akordimin e 6 milionë dollarë si fond për Kombet e Bashkuara. Kjo u bë si protestë kundër rezolutës së Këshillit të sigurimit që kërkon fundin e ndërtimeve në Bregun Perëndimor.
Muajin e kaluar Këshilli miratoi një rezolutë që Izraeli të heqë dorë nga praktika disa vjeçare për ndërtime në Lindjen e Mesme, pasi Kombet e Bashkuara ushtruan të drejtën e vetos kundër Izraelit.
Prerja e 40 milionë dollarëve kontribute për Kombet e Bashkuara përfaqëson pjesën që zakonisht UN alokon për çështje të Komitetit të Palestinës- tha misioni i Izraelit.
“Do të ishte e paarsyeshme që tani e tutje Izraeli të jepte fonde për Kombet e Bashkuara që vepron kundër nesh”, tha ambasadori i Izraelit Danny Danon.
“Ne po kërkojmë që të ndalojmë Kombet e Bashkuara që të përdorin veton si forum për sulme kundër Izraelit”, tha ambasadori.
/Veritas.com.al/