Izraeli dhe Irani kanë vijuar të shkëmbejnë sulme raketore në ditën e 9 të konfliktit, një ditë pasi Teherani deklaroi se nuk do të negociojë mbi programin bërthamor, deri sa të vijonte agresioni ushtarak.

Izraeli tha të shtunën se kishte vrarë komandantin veteran të ushtrisë iraniane Saeed Izadi, i cili ka udhëhequr trupat palestineze të forcave Kuds, të gardës revolucionare të Iranit. Siç thuhet ai u eliminua në një sulm të shënjestruar në apartamentin e tij në qytetin e Qom.

Media iraniane raportoi vrasjen e 5 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare, por pa përmendur Izadin. Me herë kishte raportuar se një pallat në Qoms ishte goditur me pasojë vdekjen e disa civilëve. Po ashtu Izraeli, raportohet të ketë shënjestruar impiantin bërthamor në Isfahan, një prej më të mëdhenjve në vend, por nuk ka pasur rrjedhje të materialeve të rrezikshme.

Ushtria izraelite njoftoi se kishte lëshuar një valë sulmesh raketore kundër depoje raketash dhe raketahedhësesh në Iran. Ndërkohë edhe Izraeli u godit nga një valë sulmesh iraniane, që aktivizuan sirenët e alarmit në pjesë të izraelit qëndror, përfshire Tel Avivin dhe Bregun e Pushtuar Perëndimor.

Megjithatë, siç thuhet sistemi i mbrojtjes ajrore u përgjigj duke intervenuar raketat. Zhvillimet vijnë pasi ministri i Jashtëm izraelit Abbas Araqchi tha se nuk kishte vend për bisedime me SHBA deri sa agresioni izraelit të ndalet.

Pavarësisht kësaj ai udhëtoi në gjeneve, për bisedime me ministrat e jashtëm europianë, të cilët shpresojnë që ti hapin rrugën diplomacisë. Bisedimet në gjeneve prodhuan pak sinjale progresi, dhe Trump tha se dyshonte që negociatorët do të mundnin të siguronin një armëpushim.

“Irani nuk do të flasë me Europën. Ata duan të flasin me ne”, tha presidenti amerikan.

Ai ka lënë një dritare kohe prej dy javësh për të vendosur nëse do të sulmojë ose jo Iranin, por burime thonë se një hap i tillë mund të ndërmerret më herët.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *