Shikoni Ministrin e Brendshëm të Luksemburgut, Jean Asselborn dhe reflektoni: këta janë njerëzit që dëshirojnë ti japin mësime Italisë. Po ben xhiron e botes lufta verbale midis tij dhe ministrit italian Matteo Salvini, në tryezën e konferencës së përbashkët për shtyp, në përfundim të samitit mbi emigrantët në Vienë. Titullari i Viminales ka vënë kartat në tavolinë: “Kam ndërmend të punoj për të zgjidhur problemin dhe për të zvogëluar numrin e vdekjeve, sepse sa më shumë njerëz vijnë  aq më shumë njerëz vdesin”.

Salvini më pas sqaroi: “Jam lodhur nga financimi i trafikut të drogës dhe armëve”. Dhe këtu Luksemburgezi e humbi durimin: “Në Luksemburg, i dashur zotëri, kishim mijëra italianë që erdhën të punonin te ne, emigrantë, në mënyrë që në Itali të kishin para për fëmijët tuaj” M*** atëherë”..

Dhe ndërsa Salvini rimerr fjalën e tij, me edukatë, “edukim i mirë do të thotë të me lësh të flas”, Asselborn vazhdon ta ndërpresë atë me vargje të ndryshme. Një skenë e dëshpëruar: një imazh i mirë për gjendjen e komes në të cilën Bashkimi Evropian ndodhet sot.