Në shkresën dorëzuar sot në mesdite në zyrat e Kuvendit i kërkohet Komisionit të Mandatave miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin personal dhe të banesës së deputetit Saimir Tahiri.

Veprat penale për të cilat dyshohet ish-ministri i Brendshëm janë:

1.

Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

2.

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.