Kthehet ne qeveri Demokracia e Re dhe, bashkë me të, edhe familja Mitsotakis: kryeministri i ri është djali i Konstantin Mitsotakis, kryeministër i Greqisë nga 1990 në 1993

Nga: Mauro Indelicato

 

Greqia pra ndryshon regjister:arkivohen katër vitet e qeverise se Syrizas, vendi tani mund të kthehet të ketë vetëm një parti në timon dhe pa nevojen te formoje koalicione.

Ajo që ndodhi në Athinë mund të quhet me emrin “restaurim”: pas mbarimit te asaj faze në të cilën, për shkak të krizës së rëndë ekonomike, partitë kryesore tradicionale i lanë hapësirë  formacioneve të tjera politike, tani elektorati helen rikthehet në “origjinë” duke kthyer një qeveri te Demokracisë së Re.

Por sidomos tani në Athinë, burri i fortë do të jetë ai: Kyriakos Mitsotakis. Një fytyrë jo e re, por mbi të gjitha një mbiemër që perfaqeson një fenomen shumë ne modë në politikën greke, domethënë atë të dinastive brenda partive kryesore.

Nëse Social Demokratët e Pasokut zëvendësuan Andreas Papandreun me djalin e tij George Papandreun brenda një dekade, Demokracia e Re sheh alternimin e Konstantinos Karamanlis, kryeministrit të parë post-ushtarak, me djalin e tij Kostas Karamanlis. Tani, gjithmonë brenda Demokracisë se Re, i takon familjes Mitsotakis: babai Costantino Mitsotakis ishte kryeministër nga viti 1990 deri në vitin 1993, i biri siç u tha është që nga nesër i thirrur për të udhëhequr vendin.

Një dinasti, ajo e familjes së kryeministrit të ri, me shumë degëzime në institucionet helene: motra e liderit të ri është Theodora Mitsotakis, e njohur më së shumti me emrin pas martese të Dora Bakogiannit dhe e njohur nga publiku i gjerë me rastin e Olimpiadës së Athinës 2004 duke qene në atë kohë kryebashkiake e kryeqytetit grek. Vetëm majin e kaluar, djali i saj, Kostas Bakogianni,ben hyrjen e tij brenda  komunes se Athinës si qytetari i pare i ri. Pra, një moment i madh për familjen: nipi është kryetar i bashkise se kryeqytetit, ndërsa xhaxhai është kryeministri i ri.

Një sagë, ajo e Mitsotakisve, që nis nga larg: familja jeton në mërgim në Paris gjatë viteve të koloneleve, themeluesi Konstandin Mitsotakis nuk shihet me sy te mirë nga ushtaraket në pushtet. Pastaj, me rivendosjen e demokracisë, ndihmohet per kthimin e tyre në Greqi dhe ne angazhimin politik të Konstandinit si përkrahës kryesor i rrënjosjes territoriale të Demokracisë së Re.

Siç u përmend,Konstantin Mitsotakis arrin të bëhet kryeministër në 1990, duke ruajtur postin deri në vitin 1993. Djali i tij në atë kohë ka punuar ndërmjet Athinës dhe Londrës në botën bankare, në curriculum ka disa mastera në SHBA dhe ndërkohë fillon te hedhe edhe hapat e parë të tija në politikë.

Pas epopesë të motrës e cila u bë kryebashkiakja e parë femër e Athinës dhe, më pas, ministre e jashtme e qeverisë së Karamanlis,ne vitet e fundit është ai që ka bërë më shumë rruge ne familje duke marrë drejtimin e Demokracisë së Re.

Një parti që duket në rënie, goditur nga pakënaqësia popullore për shkak të krizës së rëndë ekonomike që mbërtheu Greqinë, shoqëria e të ciles duket e shkatërruar nga planet e kursimit të imponuara nga Troika dhe te aprovuara edhe gjatë ekzekutivit të fundit të Demokracisë së Re të udhëhequr nga Antonis Samaras.

Por pastaj, ndërkohë, mbaron muaji i mjaltit mes grekëve dhe Alexis Tsipras dhe Demokracia e Re pothuajse me refleks rimerr kuotë në elektorat. Me fitoren në zgjedhjet evropiane te kaluara, të cilat çojnë në thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme, Mitsotakis përgatitet keshtu të bëhet kryeministër. Vota e sotme jep atribuimin përfundimtar: tani është rradha e tij, ne distance prej një çerek shekulli nga qeveria e udhëhequr nga babai i tij,për të marrë ne dore frenat e Greqisë.

VERITAS.COM.AL