Sapo ka mbaruar takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Meta. Të dy kanë dalë me nje deklaratë të përbashkët.

Ja deklarata e koalicionit qeveritar ndaj Opozitës në protestë:

“Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi axhendën e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Në fokus të takimit ishin Reforma në Drejtësi, procesi i Vetingut si hap i parë në zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmëria për një proces zgjedhor me besueshmëri të lartë e transparencë të plotë.

Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogojë me opozitën për domosdoshmërinë e çuarjes përpara të këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor.

Liderët e koalicionit shprehen gatishmërinë për të dialoguar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryeze dialogu që është e dëshirueshme për opozitën”.

/Veritas.com.al/