Bien tensionet e familjarëve në tokë dhe të udhëtarëve në mes të detit.
Pas 24 orë në det, mbërrin në portin e Durrësit trageti nga Ankona! Merr fund ankthi dhe frika e 800 pasagjerëve që ishin nisur me këtë traget, por që kishte pësuar defekt në nisje.
Trageti qe nisur me vonesë më 28 korrik nga Ankona, në orën 21:33 min ( kur duhej të nisej në orën 19:00 ) dhe ka mbërritur të dielën në brigjet shqiptare me 18 orë vonesë, pasi pësoi në nisje defekt në njërin nga dy motorët dhe u desh të lundronte me gjysmën e shpejtësisë.
Pasagjerët që vinin nga Ankona, kryesisht familje emigrante shqiptare që vinin në atdhe për pushime, janë tronditur gjatë kohës së udhëtimit dhe kanë përjetuar ankth dhe panik.
Veritas.com.al/