
Për herë të parë, fituesit e çmimit të madh Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.
Në konferencën e zhvilluar kryeministri Edi Rama foli edhe për procesin e integrimit në BE, duke thënë se nuk ka rrugë tjetër dhe asnjë plan B, ndërsa shtoi se barazia para ligjit garantohet vetëm nëse je pjesë e BE-së.
“Dhe pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë në BE, deri sa ne të shkojmë në BE ka gjëra që nuk do jenë të sigurta, ndaj kur më pyesin ç plan B ka Shqipëria, i them që nuk ka plan B përkundrejt lirive individuale. Dhe nëse doni të negocioni lirinë tuaj atëherë hiqni dorë nga BE. Nuk ka plan B kundrejt shteti të së drejtës dhe të qenit të barabartë para ligjit. Barazia para ligjit garantohet vetëm nëse je pjesë e BE-së”, tha Rama.
Më tej kryeministri nënvizoi: Ka shumë për të thënë për BE, por ne jemi mjaft idealiste ende për Bashkimin Europian. Kur vjen fjala për atë që po ndodh, unë besoj se Europa gjendet në një moment ku “ku bëhet a zhbëhet, në kuptimin e shkuarjes në një nivel tjetër”. Nuk është një moment për të këmbëngulur në mënyrë kokëfortë. Historia ka pasur momente ku SHBA dhe Europa kanë pasur përplasjet e tyre, apo të konfliktit politikisht e kam fjalën… Amerika pa Eruopën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është gadishull. Mua nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën, e di që nëse unë e kam gabim askush nuk do dëmtohet, por nëse Mertz e ka gabim të gjithë dëmtohet. Pra bëhet fjalë për një pamjet 360 Gradë të situatës dhe nuk lidhet vetëm me forcimin ushtarak…Po kërkojmë të krijojmë një ushtri të madhe barbarësh, por duhet ta shohim gjithçka në tërësi. Është me rëndësi të forcohemi ushtarakisht, por diplomacia dhe korridoret e reja të dialogut janë të rëndësishme. Europa ka më pak miq sot se sa më përpara agresionit rus. Por pse kjo? Dhe nuk po flasim për Rusinë…Ndoshta zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën.