Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në facebook, lidhur me vrasjen e pak ditëve më parë në kryeqytet. Rama është pyetur nga ndjekësit nëse ka gjë për të thënë lidhur me vrasjen e 26 vjecarit, i cili punonte në vilën në rikonstruksion të familjes Kusi.
“Po për 26 vjetarin e vrare me plumb ne koke, ne mes te ditës, ne orarin e punës…nuk keni asgjë për te thënë ose për te bere? Apo nuk është përgjegjësia juaj…i takon ndonjë institucioni tjetër, ndoshta policisë? Apo ca them unë, ju i keni marre te gjitha përsipër…edhe plehrat”- shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjegjësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.
“Patjetër qe është përgjegjësia e Policisë se Shtetit, e cila sa për dijeninë tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar katër kafshe deri tani! Sa për çfarë kam marre unë përsipër, ti mos u mërzit, madje merr edhe ti përsipër ndonjë gjë, për shembull mos i hidh plehrat përtokë” shkruan Rama në përgjigje të ndjekësit të tij në facebook.
26-vjeçari Indrit Çelaj, u qëllua me plumb në kokë mesditën e 22 gushtit, në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile 3-katëshe, që ndodhet pranë një blloku pallatesh. Sipas policisë i riu u qëllua nga dy djemtë e familjes Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim. lidhur me ngjarjen u vunë në pranga 4 persona.
VERITAS.COM.AL/