Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thërritur sot një mbledhje me strukturat drejtuese.
Kjo vjen pas humbjes së zgjedhjeve të “6 Marsit”, ku njëkohësish Basha ka lajmëruar për të qenë në mbledhjen e orës 17:00 edhe kryesinë e partisë si dhe Kolegjin e Kryetarëve.
Duke iu referuar numrit të pjesëmarrësve, pritet që kryedemokrati Basha të bëjë publik një ‘vendim të rëndësishëm’.Dy javë më parë, një pjesë e madhe e deputetëve i kërkuan Bashës të bëjë një hap pas dhe të largohet nga drejtimi i partisë për ti hapur rrugë bashkimit të saj.
Disa prej tyre i vendosën edhe afate Bashës për largimin, afate që tashmë kanë kaluar, ndërkohë që të tjerë kanë deklaruar publikisht se në drejtimin e partisë duhet të jetë një emër i tiij, përveç Bashës dhe Berishës.
Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, kreret e degeve, por edhe kandidatët e 6 marsit. Por edhe pse i vënë në këtë situatë, Lulzim Basha ka thënë se është i gatshëm për çdo zgjidhje, pa përjashtim, por pa artikuluar për asnjë moment fjalën ‘dorëheqje’.
Në përditësim…