-Me rastin e abdikimit të Perandorit Akihito dhe kurorëzimit pasues të sovranit te djali i tij, Princi Naruhito, qeveria e Japonisë ka shpallur ne vazhdim dhjetë ditë te festes kombëtare me kuaj midis prillit dhe majit 2019-
Parashikohet një 2019 e lumtur për popullin punëtor japonez që pikërisht vitin e ardhshëm duhet të përballoje një ngjarje mjaft të pazakonte në historinë mijëravjeçare të Vendit: abdikimin e Perandorit.
Me rastin e dorëzimit ndërmjet sovranit aktual Akihito dhe djalit te tij Princit Naruhito, që do të zhvillohet në mes të 30 prillit dhe 1 majit 2019, qeveria e Japonisë ka aprovuar një ligj që institucionalizon ne rruge te jashtëzakonshme një seri festimesh kombëtare për të festuar lamtumiren e fronit te të moshuarit kreu i shtetit, në pushtet që nga viti 1989.Te tre ditët e reja te festes se 30 prillit, 1 majit dhe 2 majit, do të shkojnë në fakt për tu ndërthurur me të ashtuquajturën “javë e artë”, periudha me kalë nder dy muajve, ne te cilën bien këto festime tradicionale japoneze: ditëlindja e ish-Perandorit Hirohito më 29 prill, Festa e kushtetutës më 3 maj, Festa e gjelbër më 4 maj dhe Dita e fëmijëve në 5 maj. Duke numëruar fundjavën e 27/28 prillit, qytetarët japonezë munden pra të gëzojnë zyrtarisht një periudhë pushimi prej nëntë ditësh te mira, edhe pse që prej disa vitesh shumë kompani private të Vendit lejojnë punonjësit e tyre të përfitojnë nga java e artë për të marrë të gjithë urën e pushimeve.
Një ditë e dhjetë e festës kombëtare eshte krijuar gjithashtu për 22 tetorin e ardhshëm, domethënë në ditën kur do te zhvillohet ceremonia zyrtare e koronizimit të perandorit të ardhshëm Naruhito. Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, kjo është hera e tretë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore që qeveria japoneze krijon festime te jashtëzakonshme të lidhura me ngjarje brenda shtëpisë së perandorake; hera e fundit ka ndodhur më 9 qershor 1993, me rastin e dasmës së Naruhitos me Princeshën Masako, e cila u zhvillua në një sanktuar shintoist brenda pallatit perandorak në Tokio. Duke komentuar mbi vendimin, sekretari i përgjithshëm i qeverisë Yoshihide Suga ka deklaruar në një konferencë shtypi: “Në mënyrë që japonezët mund të marrin pjesë te gjithë së bashku në festime, ato ditë do të konsiderohen si festa”.
Heqja dore nga froni nga ana e 85-vjeçarit Akihito, i cili gjatë fjalimit për kombin më 13 korrik 2016 ka motivuar pikërisht mospajtimin midis detyrave perandorake dhe kushteve të tij të brishta shëndetësore për shkak të moshës, përfaqëson një provë vendimtare për unitetin e popullit japonez, i cili për më shumë se dyqind vjet nuk ka asistuar abdikimin e një sovrani – i fundit ishte Perandori Morohito më 1817 – dhe se tashmë me Akihiton u desh përballur me risi destabilizuese të ngjitjes së parë në fronin e një perandori qe nuk posedonte zyrtarisht karakteristika hyjnore. Një pikë kthese ka ndodhur pasi qe babai I tij Hirohito shpalli në vitin 1946 Deklaratën e natyrës njerëzore të Perandorit, kontradiktore, në të cilën, nën presionin e forcave okupuese amerikane, mohohej parimi që perandori japonez ishte mishërimi i drejtpërdrejtë i perëndeshës së diellit Amaterasu dhe qe ishte për këtë arsye fjalë për fjalë një hyjni në tokë.
Përkundër kësaj, Akihito ka dëshmuar se është një sovran i dashur dhe i kërkuar nga japonezët, ndaj të cileve ka ditur të manifestoje afërsinë e tij si gjatë tërmetit të Fukushima të vitit 2011, kur se bashku me gruan, perandoreshën Michiko shkuan për të vizituar një grup njerëzish të mbetur pa shtepi duke u bëre thirrje atyre të mos braktisin shpresën. Sipas traditës, për më tepër, sapo te zbresë nga froni, tridhjetë vjet të mbretërimit të Akihitos do të quhen Periudha Heisei ; nga emri i tij personal ceremonial, i cili për shtrirjen ne kohe do të përdoret edhe për të përcaktuar vetë Perandorin pas vdekjes së tij.
Veritas.ccom.al/