Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe krerët e komisioneve parlamentare. 

Mësohet se në fokus të takimit do të jetë nisja e punës së komisioneve javën e ardhshme. 

Kuvendi miratoi dy ditë më parë projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. 

Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit: 

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat 

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike 

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen 

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet 

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale 

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural 

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën 

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme 

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale