Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme javën e ardhsme për të përgatitur samitin e dytë mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un në fund të këtij muaji, tha Seuli këtë të shtunë.
Lajmet erdhën një ditë pasi Stephen Biegun, Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut tha se më shumë dialog nevojitet para samitit të planifikuar për në Vietnam.
“Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet në një vend të tretë në Azi gjatë javës së shkurtit pas datës 17”, tha zëdhënësi presidencial i Seulit, Kim Eui-kyeom.
Por ai nuk solli detaje të tjerë.
Trump dhe Kim do të takohen në Hanoi nga data 27 deri në 28 në vijim të takimit në Singapor qershorin e kaluar.
Veritas.com.al/