Gjatë një konference për shtyp, menjëherë pas samitit të liderve të shteteve të BE mbi hapjen e negociatave me Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negativ për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veirut dhe Shqipërinë ishte një gabim historik.

Konferenca u mbajt me praninë e zotit Juncker dhe të zotit Tusk.

“Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik”, u shpreh Juncker në atë që ishte edhe fjalimi i fundit për të në këtë pozicion.

Veritas.com.al/