Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions i është përgjigjur sulmit më të fundt të Donald Trump duke insistuar se departamenti i drejtësisë që ai drejton nuk do të përkulet para presioneve politike.

Debati me zotin Trump erdhi pasi presidenti tha se zoti Sessions nuk është në kontrollin e departamentit të tij.

Zoti Trump ka qenë shumë kritik ndaj Departamentit të Drejtësisë.

Ai është inatosur veçanërisht nga qëndrimi i tij ndaj hetimeve mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Zoti Sessions, një mbështetës më parë i fushatës së zotit Trump, është mënjanuar nga hetimi për të shmangur konfliktin e mundhsëm të interesit dhe e kaloi kontrollin në duar të zëvendësit të tij, Rod Rosenstein.

Vendimi i zotit Sessions, dhe procesi që po vazhdon nën konsullin special Robert Mueller – i cili sipas raportimeve po kërkon nëse zoti trump ka tentuar të pengojë drejtësinë- ka provokuar pengesa të ndaj drejtësisë.

Veritas.com.al/