-Politologu: “E tyrja është lëvizja më e qëndrueshme shoqërore që nga fundi i luftës”-

Nga: Gaia Cesare /

“Përfaqësojnë rebelimin e parë masiv të një shoqërie te uberizuar, që është e bazuar mbi një model të punës fleksibile dhe me kohë të pjesshme, në stilin Uber, ndërmarrja e transportit të automjeteve.

Dhe janë simboli i një refuzimi radikal të demokracisë përfaqësuese “. Katër muaj pas të shtunës së parë të zemërimit dhe dy ditë pas demonstratës së madhe të 16 marsit, Philippe Marlière, politolog francez, docent në University College ne Londër, gjurmon identikitin e jelekëve të verdha.

Kush janë ?

“Fillojmë nga ajo që nuk janë. Nuk janë më të varfrit e shoqërisë, nuk janë pakica etnike, nuk janë emigrantë. Nuk kanë një të kaluar politike, nuk vijnë nga sindikatat “.

Si ti përshkruajmë atëherë?

“Janë kryesisht francezë të bardhë, të moshës së mesme, që kanë një punë, por ndjejnë peshën e pasigurisë, të cilët kanë frikë për te ardhmen e fëmijëve të tyre, nga rreziku i një regresioni social që zbulohet çdo date 20 të muajit, kur paratë nuk mjaftojnë ».

Bij të paqartësisë ekonomike?

“Po, luftojnë të mbajnë një nivel mesatar jetese, jo për të dale nga varfëria. Nuk banojnë në qytete të mëdha, por në qytete të mesme dhe në fshatra. Dhe në mesin e tyre ka shumë gra dhe shumë gra udhëheqëse, sepse janë më të prekurat nga fleksibiliteti i punës, i punës me kohë të pjesshme dhe i pagave të ulëta ».

Janë të djathë apo të majtë?

“Është shumë e komplikuar të inkuadrohen. Nëse analizojmë pretendimet mbi pagat, shërbimet publike, progresivitetin e taksave, mund të konkludojmë se kanë preokupime sociale të majta, edhe pse i refuzojnë të dyja, të djathtën dhe të majtën ».

Janë shprehje e ndarjes ne dy pjese popull – elita? Te  dështimit te politikës tradicionale?

« Franca po kalon një lloj momenti të së vërtetës. Politikat neoliberaliste të Hollande kanë qenë katastrofike dhe kanë pështirosur edhe elektoratin e majtë. Macron vazhdon në të njëjtin drejtim, por në një mënyrë më brutale, me të ndarja elitë / popull është bërë më ekstreme. Kështu që njerëzit shpërthyen. ”

I keni quajtur si ‘lëvizjen kryesore në historinë bashkëkohore të Francës’? Pse?

“Duke i quajtur kështu është madje një eufemizëm. Për ta shpjeguar ka faktorë të ndryshëm. Mobilizimi masiv, në rrjetet sociale dhe nëpër rrugë. Qëndrueshmëria: zemërimi ka zgjatur prej 17 javësh. Është lëvizja më e qëndrueshme shoqërore që nga fundi i Luftës Botërore “.

Çfarë tjetër i karakterizon ?

“Origjinaliteti. Protestat e së shkuarës ishin drejtuar nga sindikatat dhe pastaj te arritura nga partitë politike. Kjo lëvizje ne te kundërt karakterizohet për spontanitetin, mbi një milion ndjekës në Facebook. Dhe kush i organizon nuk ka një të kaluar politike dhe nuk dëshiron domosdoshmërisht të ketë një të ardhme politike. Është një forcë që dëshiron të arrije fitore pa kaluar nëpër përfaqësuesit tradicionalë “.

Megjithatë, dikush po mendon të hyjë në arenën politike që tani në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

“Gjithsesi, të gjithë ata që janë përpjekur deri më tani, janë refuzuar nga krahu me i gjerë i lëvizjes. Më të njohurit mediatikisht kanë hedhur poshtë hipotezën e hyrjes në politikë. Për shkak se refuzojnë demokracinë përfaqësuese, nuk besojnë më në mekanizmin për të cilin delegohet pushteti tek përfaqësuesit e zgjedhur që bëjnë ndërmjetësin ”

Dhuna që kanë shënuar protestat nuk rrezikon të bëjë të humbasin mbështetjen jelekët e verdhë?

“Nuk është e vërtetë se dhuna karakterizon lëvizjen, qe si e tërë është paqësore. Sigurisht, ka disa kthesa ekstreme, ndonjë akt të karakterizuar nga brutaliteti, si në rastin e fyerjeve ndaj filozofit Finkielkraut. Por këta jelekë janë një pjesë pakice. Përkundrazi ka një dokumentim të madh që tregon abuzimet e policisë “.

A është kjo arsyeja pse Kombet e Bashkuara kanë kërkuar një hetim mbi përdorimin e tepruar të forcës?

“Në rastin e jelekëve të verdha, policia ishte më brutale se zakonisht. Ka nga ata që kanë humbur një sy, dikush është rrahur dhunshëm. Dhe kur arrin në këtë pikë është sepse ka direktiva politike. Por kjo shton tensionin në vend që të punojë për një çtensionim».

Veritas.com.al/