/Nga: Veritas.com.al/
Statistikat i ka plotësuar Eurostat. Shqipëria është vendi i dytë më i varfër në Europë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian. Në qoftë se një vend si Greqia, si vend anëtar, të ardhurat mesatare në familje i ka 400 euro, shqiptarët duhet të jetojnë me 125 euro gjithë familja, që tradicionalisht këtu është më e madhe se një familje greke. Diskriminimi para fqinjëve është në maksimum, pa treguar më tej për vuajtjen njerëzore të njeriut të uritur.
Eurostat, që ka lëshuar këto statistika, dhe që e vendos Shqipërinë në vend pas Bosnjës, është një instrument statistikor i Bashkimit Europian. Zyra e Eurostat ndjek progresin ose prapambetjen e vendeve kandidatë, edhe të vendeve aspirantë, për t’u bërë anëtare të BE. Me një fjalë Eurostat është organ i ligjit në BE. Eurostat siguron asistencë për vendet kandidate dhe aspirantë për BE për plotësimin e të dhënave mbi zhvillimin ekonomik e financiar, ose edhe në fusha të tjera të zhvillimit të popullsisë.
Kësaj here Eurostat e gjeti Shqipërinë me 30 për qind të mesatares së të ardhurave të një vendi evropian, ndërsa Bosnjë- Hercegovina u “kap” me 28 për qind.
Këtu rëndon varfëria, që nga Sarajeva në Tiranë. Në vitin 2015, nivel më të ulët mirëqenieje sesa ky kishte vetëm Bosnja, ku të ardhurat ishin sa 28 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa në të gjitha vendet e tjera standardi i jetesës është më i lartë.
Por niveli i ulët i të ardhurave nuk është shqetësimi i vetëm. Kriza ekonomike ka ndaluar përafrimin e mirëqenies së Shqipërisë me Bashkimin Europian- sipas Eurostat.
Sipas “Eurostat”-it, nga viti 2004 deri në 2010, të ardhurat për frymë në Shqipëri ndaj mesatares së BE-së u rritën me 10 për qind, ndërsa gjithë këto vite rritet vetëm 1%. Jemi dhjetë herë më të varfër se në vitin 2010.
/Veritas.com.al/