Tani mund të përmblidhen në fjalën “spiunllëk” të gjitha përgjimet që bëhen nga të dy palët ( maxhorancë- opozitë) me qëllim përfitime politike. Java që kaloi u mbush me një video ku përgjohej vëllai i ministrit të Brendshëm Xhafaj. Edhe kësaj jave do të kemi ‘punë’ me një video të re, ka njoftuar Partia Demokratike në një mbledhje të Komisionit Parlamentar.

Këtë gjë e ka bërë publike, ish-ministri i Brendshëm dhe deputet i PD-së, Flamur Noka në debatet e zhvilluara në Komisionin e Ekonomisë.

‘Jemi para një audio-përgjimi.

Do të dalë një tjetër material që do të vërtetojë katërcipërisht se kur ministri i Brendshëm ka qenë në detyrë, vëllai i tij ka qenë në krye të trafikut të drogës.

Kjo do të vërtetojë Agron Xhafaj iku me nxitim në Itali’, tha mes të tjerash Flamur Noka.

Veritas.com.al/