Nga sot hynë në fuqi programi i ri kufitar “ Një ndalesë – Një kontroll”, i cili “zhbën” kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kryeministrat Rama dhe Kovaçevski janë sot në pikën kufitare  të Qafë Thanës. Kryeministri i Maqedonisë në fjalën e tij  tha se fakti që dy kryeministrat kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin është arritur në këtë pikë që jemi sot.

Ai tha se marrëdhënia mes dy vendeve është shembull se si do të duhet të sillin dy vende fqinje.

Kovaçevski po ashtu u shpreh se për vitë do të kemi realitet edhe “Korridorin 8”, i cili pak kohë më parë as nuk mendohej dhe po ashtu hekurudhën mes dy vendeve, e cila do të mundësonte edhe ndërtimin e një porti në Strugë.

“Rezultati i bashkëpunimit mes dy kryeministrave është ky ku jemi sot. Nisim “one stop” në doganë. Sot fillon qarkullimi më i shpejtë i njerëzve dhe i mallrave,

Kjo rrit lidhjet mes njerëzve, rrit shoqërimin mes dy shteteve, diçka që mungonte për gjysmë shekulli.

Sot ne jemi shembull se si duhet të sillen dy vende fqinje. Kështu mundojmë qasje më të lehtë deri në portin e Shqipërisë dhe qasje më të lehtë për vendet turistike mes dy vendeve.

Sot përveç kësaj, për pesë vite korridori i 8 do të bëhet realitet. Për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan.

Ky korridor mund të financohet edhe nga BE. Nga nesër do të nisin rritja e kapaciteteve e nëpunësve që punojnë në këtë pikë kufitare.

Që nga nisja e “Ballkanit të Hapur” është rritur me 40% këmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kjo është në interes të qytetarëve dhe kompanive” tha ndër të tjera kryeminstri i Maqedonisë së Veriut./abcnews.al