Nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm

Ju informoj se kam vendosur  për marrjen e masës së tjetër  të domdosdoshme ka ardhur koha të bëjmë një praktikë. Jemi një vend në botë që kemi plot 38 konsull nderi që operojnë me targa diplomatike. Bëhet fjalë për biznesmenë të ndryshëm që janë ngarkuar në Shqipëri, si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, Shqipëria edhe njëherë e theksoj është e nderuar t’i ketë këta konsuj këtu.

Në shkelje të habitshme të këtij ligji, këta 38 konsuj nderi të pajisur me targa CD, të cilët i kemi mes nesh hyjnë e dalin nga kufijtë e këtij vendi jo si qytetarë të thjeshtë shqiptarë, madje as si shumica e zyrtarëve të tjerë qeveritarë, por si përfaqësuesit më të lartë diplomatikë ndërkombëtarë. Ky privilegj special, unik në Europë e mbase më gjerë, është i pajustifikueshëm, ndaj duhet të marrë fund.

Konsujt e nderit pavarësisht nga shtetësia, përdorin një automjet i cili do të pajiset me një targë të zakonshme kombëtare. Me përulësinë dhe keqardhje për këtë veprim, i informoj këto persona se do të pajisen me targën ovale. Unë informoj po ashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Transporteve do të veprohet në eficensë të plotë që targat në fjalë të dalin jashtë përdorimit. Jemi të përgatitur për një tjetër masë. Fuqizimin e pasaportës diplomatike shqiptare.

Veritas.com.al/