Sot drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vishe Ajazi, ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Ndërkohë mësohet se kryeministri Edi Rama i ka paraqitur dorëheqjen e kreut të SHISH, Presidentit Ilir Meta dhe ka propozuar Helidon Bendon, shefin e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.
“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutash me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zëvendës drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falënderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër.
Visho Ajazi u emërua në krye të SHISH në vitin 2012 me propozim të ish kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka qenë pjesë administratës publike, një akademik i suksesshëm, inxhinier software, dhe menaxher IT. Ajazi mori postin e Drejtorit të SHISH, të cilin e mbajti 5 vite, me plotë polemika dhe tensione. Emri i tij është dëgjuar shpesh në media gjatë këtyre viteve, dhe burime qeveritare e kanë akuzuar për lidhje me opozitën e djathtë.
Sot në presidencë, kryeministri Edi Rama pati një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Emri që u propozua nga kryeministri ishte ai i Elidon Bendos. Por ende nuk ka të dhëna nëse presidenti presidenti do ta miratojë atë. Deri më tani posti i shefit të SHISH-it ka qenë një mollë sherri mes palëve politike dhe Ilir meta i cili është zhveshur nga shumë pushtete nuk pritet ta lëshojë kollaj edhe këtë kompetencë që i ka mbetur.
Për zgjedhjen e kreut të ri të shërbimit sekret kushtetuta parashikon se ai propozohet nga kryeministri, miratohet nga presidenti dhe pastaj votohet në Kuvend.
Veritas.om.al/