(FOTO: MIchael Flynn, këshilltar për sigurinë që dha dorëheqjen nga posti)/

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn ka dhënë dorëheqjen për shkak të akuzave se ka diskutuar me Rusinë mbi sanksionet e Shteteve të Bashkuara para se Presidenti Donald Trump të bënte betimin për në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Flynn tha se i ka mashtruar zyrtarët rreth bisedës telefonike me ambasadorin e Rusisë para se të emërohej në atë detyre.

Është e paligjshme që qytetarë të zakonshëm të përçojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportimeve në SHBA, Shtëpian e Bardhë ka qenë njoftuar rreth kontakteve ët muajve të kaluar dhe i ishte thënë se Mr. Flynn mund të jetë shantazhuar nga Rusia.

Këshilltrari për Sigurinë ishte emëruar nga presidenti për të shërbyer si këshilltar për çështjet ndërkombëtare dhe të mbrojtjes. Në letrën e dorëheqjes, zoti Flyn ka shkruar se “pa dashje ka njoftuar shkurtimisht zëvendës presidentin e zgjedhur dhe të tjerë me një informacion të mangët mbi bisedën telefonike me ambasadorin e Rusisë”.

Shtëpia e Bardhë, përmes një njoftimi tha se Gjeneral Leitnant Joseph Keith Kellogg është emëruar si i përkohshëm për të zëvendësuar Flynn në postin që kishte.

/Veritas.com.al/