Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme Kundë Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ajo është parë duke ecur me bastun dhe kur është pyetur nga gazetarët pse po e përdorte, u përgjigj: “Se jeta kështu është…”, pa dhënë shumë shpjegime, shkruan A2 CNN.

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj te Kodra e Diellit. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *