
(FOTO: Pamje nga Dragoti, Tepelenë, ku po bëhen gërmime)/
Në Dragot të Tepelenës vijojnë kërkimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë.
Informacionet nga vendi ku vijojnë gërmimet janë tepër të rezervuara por flitet se deri tani janë gjetur eshtrat e 4 personave.
Do të jetë analiza e ADN-së për të përcaktuar nëse ato janë të ushtarëve grekë apo jo.
“Të dyja grupet si nga pala greke dhe ajo shqiptare që po punojnë në zonë e kanë të ndaluar të komunikojnë me mediat” na informon gazetarja e Ora News, Entiola Bendo.
Ndërkohë konsulli grek në Gjirokastër, Vaelios Tolos po ndjek gërmimet nga afër.
Veritas.com.al/