Duke akuzuar demokratët për kryerjen e një përpjekjeje të koordinuar për të “vjedhur” zgjedhjet në një fushatë ndoshta “mashtrimesh të shfrenuara”, kandidati republikan i Senatit amerikan Rick Scott paraqiti padi eksplozive të enjten vonë kundër zyrtarëve të lartë zgjedhorë në dy qarqe fortesisht Demokratike, ndersa vazhdojne te raportojne vota te reja dhe tre garat më të mëdha në shtet duket se janë drejtuar për rinumërime … Në padinë e tyre kundër Broward County, Scott dhe Komiteti Republikan Kombëtar Senatorial(NRSC) pohojnë se zyrtarët kanë fshehur informata kritike rreth numrit të votave të hedhura dhe të numëruara.

Dhe në një padi paralele kundër Palm Beach County, Scott dhe NRSC akuzojnë se mbikëqyrësi zgjedhor ka përdorur në mënyrë të paligjshme gjykimin e saj për të përcaktuar qëllimin e votuesit gjatë shqyrtimit të fletëve të votimit të dëmtuara, ndërsa refuzoi të lejonte dëshmitarët të monitoronin procesin.

Scott po konkurron kundër senatorit për nje periudhe te gjate Demokrat Bill Nelson. “Në fund të së martës, fitorja jonë ishte parashikuar të ishte rreth 57,000 vota,” u tha Scott gazetarëve. “Deri të mërkurën në mëngjes, kjo udheheqje ka rënë në 38,000, deri të mërkurën në mbrëmje ka qenë rreth 30,000, këtë mëngjes rreth 21,000, tani është 15,000.”

Një rinumërim i detyrueshëm tani duket i afërt jo vetëm në garën e Scott, por edhe në garën e komisionerit të bujqësisë dhe në garën e profilit të lartë gubernatorial të Floridas ndërmjet  demokratit Andrew Gillum dhe republikanit Ron DeSantis, bazuar në totalin e votave të reja – edhe pse Gillum tashmë e ka pranuar humbjen. Ligji i Floridës kërkon rinumërimin me makine kur kandidatët janë brenda 0.50 pikë përqindjeje të njëri-tjetrit.

Veritas.com.al/