Mediat kryesore janë duke raportuar se Presidenti i zgjedhur Donald Trump po heq dorë nga shfuqizimi i programit Obamacare, sepse ai tha se mund të ruajë gjysmën e programit sidomos atë që lejon fëmijët të qëndrojnë me prindërit e tyre në “kujdestari shëndetësore” deri në moshën 26 vjeç.

“Kjo më pëlqen shumë”, tha Trump  për  “Wall Street Journal”, menjëherë pas takimit me Presidentin Barack Obama.

Trump nuk është i vetmi që e thotë këtë; këto janë disa nga pjesët më popullore të ligjit për të cilat shumë Republikanë, prej kohësh, kanë premtuar t’i ruajnë, madje edhe mbasi të shfuqizohet programi Obamacare.

Zëdhënësi i Dhomës së republikanëve, Paul Ryan (R-WI), për shembull, ka propozuar zëvendësimin e Obamacare që në Prill por që të mbulohen njerëzit me konditat para ekzistuese duke u kujdesur për ta në institute shtetërore të riskut të lartë.

Veritas.com.al/