Edith Harxhi, një ndër zyrtaret e PD që ka qenë kritike me Lulzim Bashën që pas zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të kaluar për shkak të dështimit të thellë në zgjedhje, vlerëson protestën dhe masivitetin ditën e sotme, por thotë se gjithë këta njerëz duan një lider, shkruan Newsbomb.
“Protesta e sotme masive tregoi se populli është gati per aksion por kërkon një lider! Ne i zhgënjyem përsëri. Qeveria nuk rrezohet me protesta pacifiste si ne Finlande! Duhet te ngrihemi kundër establishmentit!” shkruan Harxhi në twitter.
Edith Harxhi, është një prej kritikeve dhe organizatoreve te një mendimi ndryshe ne PD, per shkak te përjashtimit te shume intelektualeve te kësaj partie, por ishte nje nisme qe “vdiq” qe ne gjeneze.
Veritas.com.al/