Sot ditë historike/ Hapen negociatat Shqipëri – BE, Rama në Bruksel: Ja dy kapitujt e parë…

Sot, 19 korrik 2022, është një ditë e shënuar e historisë së Shqipërisë e cila hedh një hap të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Delegacioni shqiptar i përbërë nga 25 anëtarë që kryesohet nga kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësimim e Shqipërisë në BE. Përcaktohet se pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Shqipëria është gati për hapjen e kapitujve të parë:
1) Drejtësia dhe
2) Lufta kundër korrupsionit.
Negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë përpara se një shtet i ri anëtar të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Reformat politike dhe ekonomike të kryera nga vendi kandidat monitorohen dhe vlerësohen rregullisht dhe ritmi i negociatave përcaktohet nga rezultatet.