Prsidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ka shkarkuar Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton.
“E informova John Bolton mbrëmjen e kaluar se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi ai.
“Kam pasur papajtueshmëri të forta me shumë nga sugjerimet e tij” shkroi zoti Trump, duke shtuar se këshilltari i ri i sigurisë kombëtare mund të emërohet javën që vjen.
Largimi i zotit Bolton erdhi pas ky argumentoi para zotit Trump mbi bisedimet e paqes me Talibanët.
Zoti Bolton i cili ka shërbyer që nga Prilli 2018, ishte i treti këshilltar për Sigurinë Kombëtare pas Michael Flynn dhe HR McMaster.
Sekretarja e shtypit e Shtëpië së Bardhë, Stephanie Grisham iu tha reporterëve se ‘ presidenti nuk i pëlqeu disa nga politikat e tij, ata kishin papajtueshmëri’.
Ajo tha se presidenti kërkoi dorëheqje nga zoti Bolton të Hënën në mbrëmje, dhe kjo u realizua të Martën në mëngjes.
Veritas.com.al/