Koment i Express/Kosovë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të lobojë te John Bolton, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Trumpit, për ndarjen e Kosovës ose marrjen e Veriut nga Serbia. Gjatë kësaj kohe, në Uashington ka qëndruar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar takim me Boltonin, por nuk ka mundur ta realizojë këtë.

Serbia ka shfrytëzuar një event amerikano–serb, 100-vjetori i vendosjes së flamurit të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Ëoodroë Ëilson, për të lobuar kundër ndarjes së Kosovës.

Atje pala serbe është përfaqësuar nga kryeministrja Ana Bërnabiq, por këtë mision politik e ka kryer zëvendësi i saj Ivica Daçiq, i cili ka kohë që në opinion e shtyn idenë e ndarjes së Kosovës.

Për këtë ai ka trokitur në dyert e këshilltarit të Trumpit, John Bolton, një diplomat amerikan që kishte kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.

Daçiq ka takuar edhe ndihmës-sekretarin e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Eurazisë, Ëes Mitchel, ndërsa pas takimit me Bolton ka thënë se SHBA është i hapura të dëgjojë propozime kreative për Kosovën.

Daçiq ka thënë se administrata aktuale amerikane është më fleksibile se administratat e kaluara, të cilët çështjen e Kosovës e konsideronin të zgjidhur.

Gazeta Express merr vesh që Pacolli, i cili me ftesë të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të Shtetit, ka marrë pjesë në konferencën për liritë fetare, ka kërkuar takim me Bolton, por nuk ka mundur të sigurojë takimin.

Sot, Pacolli ka publikuar një “foto çasti” me Pompeon, por deri më tani nuk ka publikuar fotografi e as ndonjë njoftim për takime bilaterale në kancelaritë amerikane.

Gazeta Express merr vesh që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë e ka prezantuar çështjen e ndarjes në Uashington kur në Shtëpinë e Bardhë kishte takuar zëvendës-presidentin Mike Pence. Për këtë, ai ka kërkuar ndihmë më pas edhe në takimet e shpeshta me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Tema e ndarjes është aktualizuar muajt e parë të këtij viti kur edhe media të rëndësishme raportuan se po diskutohet ndarja e Kosovës – Veriu i Kosovës Serbisë, në këmbim të normalizimit të raporteve në mes dy palëve.

Administrata amerikane përfshirë edhe Ambasadën amerikane nuk kanë më qëndrime rigjide ndaj këtij opsioni, ndërsa Gjermania mbetet e qartë – nuk ka ndarje të Kosovës.

Veritas.com.al/