Kryeministri Boris Johnson u zotua të Dielën se do ta nxjerrë Britaninë jashtë BE deri në 31 Janar 2020, duke rifreskuar shërbimin ndaj publikut siç kishte shpallur në manifestin e zgjedhjeve të përgjithshme të Partisë Konservatore.

Duke pasur minoritet administrativ në korrik dhe duke qenë i paaftë që të shpejtojë marrëveshjen e divorcit me BE përmes parlamentit, Johnson po kërkon maxhorancë për zgjedhjet e parakohshme të 12 Dhjetorit, të thërritura për zhbllokimin e Brexit-it

Johnson tha e agjenda e tij “e ndjeshme, e moderuar dhe e taksave të ulëta ” do ta ndihmojë për të ribashkuar Britaninë pas tre vjet ashpërsie pas referendumit të vitit 2016 për daljen nga BE.

“Ne tani jemi, siç e dini, më pak se tre javë larg nga zgjedhjet më kritike në kujtesën tonë moderne”, tha Johnson, teksa zbuloi manifestin në Telford, në perëndim të Anglisë.

VERITAS.COM.AL/