Djali 11- vjeçar që ë ngacmojnë pse ka të njëjtin mbiemër me presidentin Trump, u bë viral gjatë një momenti të butë kur ra në gjumë gjatë fjalimit të Donald Trump në Shtetin e Bashkimit.

Joshua Trump,i cili mori pjesë në këtë takim pas një ftese që i bëri zonja e parë, Melania Trump, qëndroi në krah të Grace Eline- një e mbijetuar nga kanceri në fëmijëri.

Për këtë Trumpi i ri fitoi zemrën e medias sociale pasi fotografët e kapën në foto teksa gërrhiste në mes të fjalimit.

“Vetë Joshua Trump” shkruan dikush në media. “Ky është kaq i ëmbël. Joshua Trump duke fjetur përgjatë #SOTU2019,”.

“Joshua Trump vërtet përfaqëson Amerikën,” shkroi Josh Jordan, duke iu bërë jehonë disa mediave të tjera që e kapën djalin duke gërhitur pa pushim.

Joshua, i brezit të gjashtë në Wilmington, Del., gjithnjë është ngacmuar nga shokët e klasës për shkak të mbiemrit- thotë e ëma.

“Ata e shajnë, e quajnë idiot, e thërrasin budalla”, tha Megan Trump për ËPVI në Dhjetor.

“Ai tha se e urren vete, dhe urren mbiemrin e tij dhe se ndjehet keq gjatë gjithë kohës”.

Veritas.com.al/