Ish-kryetarja eKuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetare e PD, Jozefina Topalli, ka reaguar pas deklaratës së liderit të opozitës Lulzim Basha.

Me anë të një reagimi në Facebook, zon ja Topalli e ka quajtur ‘të turpshme’ deklaratën e Bashës, duke theksuar se një sjellje e tillë mund të çojë në asgjësimin e PD-së.

‘Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.

Partise Demokratike duhet me i dal zot.

Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon ,sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar , tallje , tinzi , banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .

Ne keto kushtem nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD -se demokrateve.

Ngrirja qesharake , antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerja qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme.

Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo nuk ka lidhje me Lul Bashe.

Ai eshte” i paafte per t’ u turperuar.” , shkruan Topalli në Facebook.

Veritas.com.al/