(Presidenti i komisionit të BE-së: “Evropa duhet te mbrohet nga populizmi”. Pastaj kthehet të flasë për Gjermaninë naziste)/

 

Jean-Claude Juncker kthehet i karikuar. “Evropianët – është apeli i lëshuar sot nga Vjena – duhet të mbrohen me vendosmëri nga rritja e nacionalistëve dhe populistëve në kontinentin e vjetër”.

Presidenti i Komisionit Evropian bën thirrje për një “mobilizim” të përgjithshëm për të ndalur përparimin e së djathtës ekstreme: “Duhet të ngrihemi kur rreziku nga e djathta shkon perpara pa pengesa“. Por rruga, guxoj te them, nuk është ajo e Shteteve të Bashkuara të Evropës mbi modelin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “Bashkimi Evropian mund të ketë sukses vetëm nëse nuk drejtohet kundër kombeve”, thotë ai duke përsëritur se pas nja pesëdhjetë vitesh ‘’konkurrenca do të zhvillohet midis rajoneve, jo midis kombeve “.

“Nëse një populizëm idiot dhe një nacionalizëm monoton fillojnë marshimin drejt së ardhmes, duhet ndaluar, dhe duhet bërë kur ka akoma kohë për ta bërë“. Ne ceremoninë e njëqind vjetorit të Republikës së Austrisë, Juncker mbajti një fjalim në favor të Bashkimit Evropian: “Tani që jetojmë në paqe, duhet të kujtojmë se demokracia, në kuptimin e saj më fisnik, ka nevojë gjithashtu të luftosh, me angazhim. Ka ardhur koha kur gjërat duhet të risistemohen. Ka takime botërore-historike që mund të mungojnë në se nuk bëhet asgjë, dhe madje edhe nëse mendohet se tashmë kemi gjithçka. ” Pastaj ka dashur të përshkojë “kapitujt më të errët” në historinë e kontinentit të vjetër: Lufta e Madhe, konflikti i dytë botëror, dhe në mes, për sa i përket historisë se Austrisë, “Anschluss”(lidhja), ishte aneksimi nga ana e Gjermanisë naziste në1938, “qe u prit me entuziazëm”.

“Dhe nuk duhet  harruar – ka shpjeguar më në fund – se historia nuk përsëritet, por për ata që nuk e njohin historinë mungon forca për të menduar për të ardhmen dhe për të menaxhuar të ardhmen.”

Menjëherë pasi foli për “rrezikun e së djathtës” në fjalimin e tij në Vjenë për ceremoninë e njëqindvjetorit të Republikës Austriake, Juncker ka bere një gjysmë hapi prapa për të korrigjuar te shtënën: “Unë nuk fyej askënd, dhe aq me pak, kurrë euroskeptikët … “. “Përkundrazi – shtoi presidenti i Komisionit Evropian – për euroskeptikët kam shumë mirëkuptim, ka shumë njerëz që janë kundër Evropës, por që kanë shumë pyetje të justifikuara për t’i bëre dhe me këta njerëz duhet diskutuar dhe debatuar, shkëmbyer argumente: nuk duhet bërë sikur këto kritika nuk ekzistojnë “.

Veritas.com.al/