Presidenti i Bashkimit Europian Jean-Claude Juncker do të zbulojë të Mërkurën planin për të ardhmen pas largimit të Britanisë nga BE- tha zëdhënësi i tij.
Plani i Junker, i ashtuquajtur “Letra e Bardhë” do të prezantohet në Parlamentin Europian pasi komisionerët do t’i hedhin një sy të Martën, një ditë para publikimit- tha zëdhënësi.
Liderët e Bashkimit Europian do ta shqyrtojnë planin e Junker me 9 dhe 10 Mars, gjatë takimit të Romës më 25 Mars.
“Të Mërkurën, presidenti Junker do të shkojë në Parlamentin Europian për të prezantuar Letrën e Bardhë mbi të ardhmen e Bashkimit”- tha zëdhënësi Margaritis Schinas.
/Veritas.com.al/