Koreja e Veriut ka dështuar në lëshimin e raketës në bregun e  saj lindor- thanë Koreja e Jugut dhe Ushtria Amerikane, një ditë pasi Pyongyang paralajmëroi Shtetet e Bashkuara mes rritjes së tensioneve në rajon.

Shtetet e Bashkuara tha se raketa balistike shpërtheu brenda sekondash që nga momenti kur u lëshua.

Pak orë më parë Koreja e Veriut  organizoi një paradë ushtarake në të cilën paralajmëroi se një raketë e madhe do të lëshohej.

Zhvillime të më vonshme erdhën kur zëvendës- presidenti i SHBA, Mike Pence u nis drejt kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seoul, ku pritet të diskutojë mënyrat më të mira për një marrëveshje raketore me Korenë e Veiut nën programin bërthamor.

/Veritas.com.al/