Lëkundje të forta tërmeti me 4.7 ballë të shkallës Rihter janë ndjerë sot në mbrëmje në jug të vendit, rreth orës 19:27.

Pas të ftohtit të pazakontë duhej edhe ky tërmet jo i lehtë?!… Tërmeti ka lëkundur tokën dhe banesat në Gjirokastër, Sarandë dhe Himarë, ku sot ka rënë edhe borë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës.Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e Vlorës. Raportohet që lëkundjet të kenë qenë në thellësi 10 kilometra.

Veritas.com.al/