Në orët e para të mëngjesit ka rinisur protesta e ditës e studentëve para selisë së kryeministrisë. Ata kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave. Kryeministri Rama iu ka kërkuar përsëri ‘dialog’ pasi ka pranuar se të gjitha kërkesat janë të realizueshme nga qeveria e tij.
Pak pasi kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje nga Instagrami që të ulen në dialog, studentët i janë përgjigjur nga poshtë zyrës së tij. Gjatë fjalës së saj, një prej protestuesve i bëri thirrje kreut të qeverisë që të pranonte kërkesat e studentëve, ndërsa shtoi se ishin të gatshëm për dialog.
Ajo i sugjeroi kryeministrit të merrte një mikrofon dhe nga Kryeministria të pranonte publikisht miratimin e 8 kërkesave të tyre.
“Ne jemi gati ta bëjmë dialogun, por s’na merr të gjithëve kryeministria. merrni mikrofonin dhe na flisni. Thoni se keni plotësuar kërkesat tona. Dhe shkarkoni rektorët e korruptuar, meqë dhe ju e thatë se ata ishin të korruptuar”, tha studentja.
Veritas.com.al/