TIRANË– Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore, duke përmbushur kështu plotësisht standardet e përcaktuar nga Aleanca.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
SHefi i qeverisë ka publikuar edhe dokumentin, tek i cili thuhet se “NATO arrin në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është plotësisht në përputhje me kërkesat për t’u bërë një autoritet i vlefshmërisë ajrore i njohur nga NATO, siç përcaktohet nga NAWP dhe sipas procesit të njohjes së NATO-s (NRP).
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Komente