
Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën Startup Albania, një hap të ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama sqaroi edhe rolin që do të ketë Diella si ministre. Për të gjithë Rama theksoi se Diella nuk do të marrë vendime, por do të procesojë të dhënta në mënyrë shumë të shpejtë, duke u dhënë qytetarëve përgjigje të shpejta.
“Në këto kushte kjo është sfida jonë e momentit dhe do të përpiqemi që ta përmirësojmë dhe të lidhim startup-et me e-Albania. Dhe jam i bindur që do të kemi një platformë të suksesshme. Ka shumë keqkuptime, jo domosdshmërit refuzime të bashkuar në argumente. Ministrja e Inteligjencës Artificiale nuk do të marrë vendime, ne do të marrim vendime. Nuk po i delegojmë asaj përgjegjësinë për të marrë vendime, ne po i japim asaj që të procesojë të dhënat në mënyrë shumë të shpeshtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta. Është një platformë që do të procesojë të dhënat, të gjithë do të shohin se kush ka fituar dhe kush jo. Është shumë e thjeshtë, është kapaciteti për të pocesuar pa u kushtëzuar, edhe nga burokracia. Fillimi i burokracisë është jo, ndërsa Diella nuk thotë asnjëherë jo, nuk fle asnjëherë gjumë, nuk ka orarin e drekës”, tha kryeministri Rama./abcnews.al
Komente