Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Bashkinë e Dibrës, ku nëpunësit e institucionit janë përleshur me njëri tjetrin duke u përfshirë në akte dhune.
Shkak i këtij incidenti është bërë emërimi i një drejtori të komanduar të burimeve njerëzore në këtë bashki.
Drejtori i komanduar Drini Mataj është sjellë nga Tirana dhe pritet që të bëjë shkurtime në disa drejtori të bashkisë. Përplasja nisi në mbledhjen e mëngjesit. Pas dhunës verbale përplasja përfundoi në përdorimin e dhunës me grushta dhe sende të forta.
Policia ka mbërritur menjëherë në ambientet e Bashkisë dhe ka shoqëruar kryetarin e bashkisë Muharrem Rama si dhe 70 % punonjës të administratës. Gjithashtu janë shoqëruar në polici edhe punonjës të policisë bashkiake.
Bashkia e Dibrës ka mbyllur dyert e përfshirë nga frika se dhuna mund të shkallëzohet deri në ekstrem.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti.
Veritas.com.al/