Kandidati demokrat presidencial në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, ka zgjedhur atë që në rast fitoreje në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të jetë zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Kamala Harris, senatore e Kalifornisë nga viti 2017. Harris është juriste në profesion dhe para se të futej në politike shërbente si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë.

Aktive në betejat anti-raciste dhe në favor të të drejtave të emigrantëve, Harris mori vëmendjen e opinionit publik gjatë hetimit për presidentin Donald Trump, i akuzuar për lidhjet me Kremlinin.

Kamal Harris ishte si vetë Biden kandidate për presidente, por e mbylli shumë shpejt fushatën e saj për mungesë fondesh.

Biden e cilësoi atë si një “luftëtare e patrembur”, dhe një nder që do të përballen së bashku kundër Trump. Të dy duhet të pranojnë kandidaturën e tyre pas Konventës Demokrate, që do të zhvillohet javën e ardhshme.

VERITAS.COM.AL