Një aksident i rëndë ka ndodhur  në afërsi të fshatit Dushar në Maliq.

Një kamion i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë Drejtorin e Pyjores së Maliqi i cili ka ndërruar jetë. Ai është Marsel Nazifi 38 vjeç.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qënë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.

Nuk dihen arsyet e prezencës së drejtorit të pyjores në një kamion të ngarkuar me dru,  ndërsa ende kemi në fuqi moratoriumin e pyjeve, ku ndalohet prerja e druve.

Ne perditesim…