Një numër i madh oficerësh policor Francez janë vendosur në portin e Marsejës, në jug të Francës pas një sulmi të një kamioni mbi dy autobusë. Një kamion i vjedhur përplasi dy autobuzë, njërin pas tjetrit, brenda harkut të një ore. Nga përplasjet e kamionit mbiu autobusë, ka vdekur një person dhe është plagosur një tjetër.
Po hetohet mbi shëndetin mendor të shoferit të kamionit.
Gazeta Franceze ‘Le Figaro’ ka raportuar për dy përplasje që kanë ndodhur mes orës 0830 dhe 0930 të të Hënës në mëngjes. Goditja e parë mbi autobusin ‘shelter’ u shënua në distriktin 13 dhe ku një këmbësor “u plagos seriozisht”.
Në goditjen e dytë, i njëjti kamion raportohet se ka goditur një autobus tjetër të ndaluar në distriktin 11. Gazeta lokale La Provence raporton se një 42 vjeccar ishte vrarë në këtë vend.
Veritas.com.al/