Nga Laert Skiro/

Ka disa ditë që qeveria, sa në Kuvend, aq edhe përmes deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është betuar se “nuk ka më asnjë rrënjë kanabis në Shqipëri”. Nuk bsoj se ka aq shumë lidhje me historinë e periudhës së totalitarizmit politik të Shqipërisë, por ngjashmëria e deklaratave është shumë e madhe. Kur qeveria komuniste e ardhur në vitin 1945 betohej më shumë se “armiku i klasës u shua”, në atë kohë dilnin më shumë armiq dhe mbusheshin burgjet. Ose në atë moment ngjallej më shumë të pakënaqësia popullore ndaj regjimit dhe njëkohësisht shtypja e regjimit mbi popullin.

Por jemi në dy kohë, edhe pse shpeh shumë afër të të njëjtit stil qeverisjeje.

Kanabisi është një armik i betuar i qytetërimit evropian dhe edukatës demokristiane, por është një mik shumë i dashur për qeverinë. Në kushtet kur qeveria e Shqipërisë nuk kishte asgjë për t’i ofruar popullit, iu ofroi jo “tokën e kërkuar”, por “punën e kërkuar” me drogën. Tani që ka rënë shum ë në sy të Botës Perëndimore si rrezik potencial, qeveria po mohon dhe deklaron se “nuk ka më asnjë rrënjë kanabis” në Shqipëri.

Bash në momentin kur qeveria deklaron më bujë se “nuk ka më kanabis”, në atë moment kanabisi guxon e del rrugëve.

Ja shikoni çudinë, që në fakt nuk është çudi, por një gjë normale: Dje, një nga fotografët e angazhuar me Lapsi.al ka “kapur” një makinë veturë të mbushur me kanabis, aq e mbushur sa kanabisi ka zënë edhe xhamin e pasëm të makinës. Mbushur plot me bimën e ndaluar, që “nuk ekziston më në tokën e Shqipërisë”, sipas deklaratave të qeverisë.  Aq e ngarkuar është makina me kanabis, dhe aq “familjar” është kanabisi në tokën tonë, saqë Policia mund ta ndalojë drejtuesin e automjetit “pse ka shkelur rregulluat e qarkullimit” duke bllokuar “shikimin pas”. Por kurrë nuk e ndalon policia “pse ke makinën plot me drogë” Droga është presonte dhe familjare për qeverinë dhe policinë e shtetit.

Edhe para tre netësh, bash natën kur Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit deklaroi publikisht se “kanabisi u zhduk nga toka e Shqipërisë”, një ancor-woman  e Televizionit News 24 doli në ekran dhe e drejtoi programin e debatit dike pasur një tufë kanabis mbi tavolinë. Policia u sul drejt televizionit si për të kapur prodhimin e fundit të kanabisit.

Çdo ditë ka lajme se kapen sasi të mëdha kanabisi që shkojnë drejt Italisë. Dje një lajm se si përpunohej kanabisi në një banesë shumë pranë aeroportit të drogës në Ishim të Durrësit, shumë pranë vilave të qeveritareve.

Revista “The Economist”, referuar një burimi të rëndësishëm diplomatik, shkruante një ditë më parë se “situata me kanabisin po përkeqësohet”. Fotoja e  Lapsi.al dhe alarmi i The Economist vijnë pak orë pasi kryeministri Edi Rama sfidoi deputetët e opozitës që të tregonin se si e kishin parë ata që vendi ishte i mbushur me kanabis

Sot ka ndodhi të tjera me kanabisin që ndodhet në tokën e Shqipërisë

Një operacion i përbashkët policor Shqipëri-Itali është zhvilluar në bregdetin jugor të vendit në orët e para të mëngjesit. Fryt i operacionit ka qenë ndalimi i dy gomoneve me 30 pako marihuanë dhe arrestimi i dy trafikantëve nga Vlora. Gomonet u kapën, njëra në afërsi të Orikumit, Shqipëri; dhe tjetra afër Leçes, Itali. Droga që thuhet se u zhduk nga toka e Shqipërisë tani po mbulon edhe detin mes Shqipërisë e Italisë. Kaq e guximshme është bërë kanabisi.

Dilema shekspiriane është kjo: Vallë pse kanabisi guxon kaq shumë kur qeveria guxon, njëkohësisht.

Me siguri kanabisi dhe qeveria mbulojnë njëri tjetrin.

/Veritas.com.al/

http://www.lapsi.al/sites/default/files/60e8fd3b-1de0-4ff4-8516-c18e5a5f972d.jpg