Me anë të një njoftimi zyrtar, Ambasada gjermane në Tiranë, ka zbardhur axhenden e kancelares Angela Merkel, e cila pritet të vizitojë Shqipërinë, në datën 14 shtator.
Ambasada gjermane, bën të ditur se Merkel fillimisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator ? Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në . Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.”-thuhet në mesazhin e Ambasadës.
VERITAS.COM.AL