Tashmë në gjuhën e përditshme ironike, sa herë shikojmë një gjë të rrëmujshëm e të pistë në një qytet, e quajmë ‘Kandahar’; sipas emrit të qytetit provincial në Afganistan që u pa ashtu në kohë krize e lufte.

Edhe zona ‘e Kandaharit’ në lagjen Ali Demi, kështu ishte kthyer.

Zona e ish-tregut elektrik do të kthehet tanimë në një park me hapësira shplodhëse dhe gjelbërim larg asaj situate kaotike që ofrohej deri më tani.

Në këtë zonë ishin vendosur 79 subjekte të licensuara që tregtonin material elektrike dhe jo vetëm. Bashkia e Tiranës I kishte njoftuar se para një viti, që do të largoheshin për në zonën e Shkozës, por ata kishin refuzuar.

Ndërkohë, para pak ditësh ish-tregu elektrik u boshatis. Përveç zonës ku ishte tregu më parë të gjitha rrugët do të rikonstruktohen duke I dhënë të gjithë zonës një tjetër pamje.

VERITAS.COM.AL/