
TIRANË-– Ka përfunduar zyrtarisht afati për dorëzimin e dokumentacionit për kandidaturat për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zyrtarizuar katër prokurorë, të cilët kanë depozituar shprehjen e interesit për të garuar për këtë pozicion të rëndësishëm.
Në garë kanë hyrë:
-
Klodian Braho
-
Elvin Gokaj
-
Doloreza Musabelliu
-
Adnan Xholi
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve ligjore, KLP do të vijojë me fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.
Procesi përzgjedhës pritet të ndiqet me interes të lartë publik, për shkak të rolit kyç që SPAK luan në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Mandati i kreut aktual të SPAK, Altin Dumani përfundon më 19 dhjetor të 2025.
Komente