Ka shkuar në 600 numri i izraelitëve të vrarë që kur militantët palestinezë nisën një sulm të shtunën. Qindra militantë të Hamasit që hynë në Izrael të shtunën, në një sulm të papritur, janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë marrë rob.
Më herë, Izraelit tha se në 8 zona të ndryshme të vendit po vijonte luftimet me këta militantë.
Ndërkohë, nga hakmarrja e Izraelit për këtë sulm, në Gaza kanë vdekur mbi 400 palestinezë dhe 2000 të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.