Nga: Riccardo Cascioli /
Kriza e Venezuelës shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër largimin e Papa Françeskut nga ato nevoja të popullit që janë gjithashtu në qendër të Mjeshtërisë së tij dhe te ndërhyrjeve të tij “politike”, veçanërisht ndaj vendeve të Amerikës Latine.
Nuk ka dyshim se populli është një konstante në ndërhyrjet e Papës: “Nuk është një kategori logjike, është një kategori mistike”, thotë në konferencën për shtyp në kthim nga Meksika më 17 shkurt 2016.
Por nuk ka dyshim se politikisht ai identifikon interesat e popullit në partitë e majta, socialiste dhe në udhëheqësit populistë te Amerikës Latine. Në muajt e fundit Papa ka bërë gjithçka për të mbështetur ne mënyrë diskrete diktatorin Nicolas Maduro, kur ndërkohe ipeshkvit Venezuelas kanë diktuar gjithnjë atë dhe paraardhësin e tij Hugo Chavez si shkakun e katastrofës ekonomike dhe sociale.
Në prag të demonstratës së madhe popullore të se mërkurës se kaluar, në përvjetorin e kryengritjes së 23 janarit 1958 që çliroi vendin nga diktatori Marcos Perez Jimenez, ipeshkvit kane publikuar një dokument të gjatë që mbështet plotësisht kërkesat e lëvizjes demokratike dhe kërkojnë dorëheqjen e Maduros. Por Papa ka refuzuar gjithmonë të marrë hapur ne mbrojtje një popull të shtypur nga ana e diktatorit. Treguesi i “incidentit” ne 20 majin e kaluar : Në diskutimin në recitimin e Regina Coeli në Sheshin e Shën Pjetrit, sipas tekstit të shpërndarë për gazetarët, Papa do të duhej ti drejtonte një apel të qartë autoriteteve Venezuelane për të respektuar të drejtën e jetës, kryesisht të të burgosurve politikë. Por Papa në atë pikë të fjalimit ka folur spontanisht duke ftuar të gjitha palët për të gjetur rrugën e paqes, duke heshtur komplet në lidhje me torturat ndaj të burgosurve politikë.
Edhe mesazhi Urbi et Orbi ditën e Krishtlindjeve ka qenë burim i kundërshtimeve: duke kujtuar shumë situata të krizës, Papa Françesku bënte thirrje për harmoni në mes të gjitha palëve në konflikt. Në një gjest të pa precedent njëzet ish-presidentë te Amerikës Latine, duke përfshirë Oscar Arias (Kosta Rika), Felipe Calderon (Meksikë), Alvaro Uribe (Kolumbi) i kane shkruar një letër Papës duke kontestuar këtë paanshmëri për t’u dukur se nuk e njeh se “venezuelianët janë viktima te shtypjes të një narko-diktature të militarizuar “.
Papa Françesku nuk iu përgjigj drejtpërdrejt me kritika, por të enjten e kaluar në Panama filloi duke i kënduar lavde Simon Bolivar-it dhe ëndrrës se tij për “Atdheun e Madh” (Kolumbia, Venezuela, Ekuadori dhe Panamaja). Bolivarizmi megjithatë, është edhe pikë referimi për socializmin latino- Amerikan të shekullit të njëzetë. Në të njëjtën gjatësi vale është një tjetër mik i Papa Françeskut, Presidenti i Bolivisë Evo Morales që gjatë vizitës në Bolivi ne korrik 2015 kishte gusto të keqe për ti dhënë Papës një Krisht të kryqëzuar ngjitur mbi simbolin komunist te drapër dhe çekan . Edhe ipeshkvit boliviane janë në një gjatësi vale krejtësisht të ndryshme nga Papa, i cili në të kundert donte në krah të tij Morales në dy takimet e para të lëvizjeve popullore të organizuara nga ai (në vitin 2014 dhe 2015), i pari në Romë dhe i dyti pikërisht në Bolivi.
Është e qartë se Papa Françesku i konsideron udhëheqësit socialistë interpretues autentik të nevojave të popullit, edhe kur kjo tregon qartë se nuk pëlqen regjime të caktuara. Është kështu edhe për Kubën. Marrëdhënie shumë të përzemërta me presidentin socialist të Ekuadorit, Rafael Correa, i ftuar në konferencën ne Vatikan në prill 2016, për të festuar 25 vjetorin e Enciklikës Centesimus Annus të Gjon Palit II së bashku me kandidatin e atëhershëm presidencial të SHBA. Bernie Sanders, një tjetër socialist radikal.
Por në Amerikën Latine era po ndryshon me shpejtësi: populli i Amerikës së Jugut ka menduar tashmë për mbylljen e kllapave socialiste në Argjentinë dhe Brazil. Rezultate që me siguri nuk i pëlqejnë Papës, por qe herët a vonë do të duhet ti beje llogarite me një popull të vërtetë, që nuk ja fërshëllen për teoritë politike që janë në modë në Vatikan.
Veritas.com.al/